Site icon Telegrafi

Flamuri i Kosovës u valëvit para syve të Putinit

Hapjen solemne të Kampionatit Evropian në Xhudo që u mbajt në Kazan e bëri presidenti rus, Vladimir Putin, derisa flamuri i Kosovës renditej në mesin e shteteve evropiane që morën pjesë në këtë garë.

Trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook, ka shkruar se flamuri i Kosovës qëndronte në mesin e flamujve, i barabartë me të gjithë flamujt e shteteve tjera të Evropës.

“Hapja Solemne e Evropianit u bë nga vet kryetari i shtetit të Rusisë Putini,e Flamuri i shtetit tonë të ri qëndron aty në mesin e flamujve i barabartë me të gjitha shtetet Evropiane!” ka shkruar Kuka, derisa ka publikuar një foto të hapjes solemne.

Majlinda Kelmedni fitoi medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova të bronztën në Rusi.

Exit mobile version