Site icon Telegrafi

Me flamur të Palestinës për të marrë nuse në Pejë, policia ndalon një boshnjak të Sanxhakut

Policia e Kosovës ka ndaluar një grup të njerëzve nga Sanxhaku, veturat e të cilëve kishin targa të Novi Pazarit, e që ishin nisur për të marrë nuse në Pejë.

Arsyeja e ndalimit ishte pasi në njërën veturë ishte hasur një flamur palestinez.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin e i dyshuari në fjalë pretendon se ka ngatërruar flamurin palestinez me atë në Sanxhakut.

“Pas orës 14:00, Policia ka ndaluar disa vetura me flamuj të Palestinës, rrugë transit. I ka ndaluar dhe legjitimuar, 5-6 vetura. I ka pyetur. Një person e ka shoqëruar në stacionin policor”.

Dasmorët kanë hyrë në Kosovë nga pika kufitare e Bërnjakut.

Gashi thotë se i dyshuari në fjalë ka pretenduar se është traditë e tyre që të shkojnë me flamur në dasmë pa ditur se që po mbante në duar ishte i Palestinës.

“Në dëshminë e tij gjatë intervistimit nga Policia e Kosovës ai theksoi se flamurin e Palestinës e ngatërruan me atë të Sanxhakut”, ka deklaruar tutje Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version