Site icon Telegrafi

Flamujt ukrainas dhe rus do të ndalohen në Berlin për “Ditën e Fitores”

Policia në Berlin ka ndaluar paraqitjen e flamujve rus dhe ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore gjatë eventeve për të shënuar përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata thanë se flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të jenë gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të dielën dhe të hënën.

Lidhur me këtë rast, ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu zemërim për ndalimin, për të cilin tha se trajtimi ishte i njëjtë si për viktimën dhe agresorin, në pushtimin rus të Ukrainës.

Lexo po ashtu Pse “Dita e Fitores” në Rusi është ndryshe këtë vit?

“Jemi të tronditur që policia e Berlinit ndaloi flamujt e Ukrainës më 8 dhe 9 maj”, tha ai. “Kjo është një shuplakë në fytyrë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.

Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, derisa në Evropën Perëndimore përfundimi i luftës në atë kontinent përkujtohet më 8 maj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version