Telegrafi

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës – hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium

Milot Rashica kishte një hyrje spektakolare në festën e Galatsarayt për titull.

Reprezentuesi i Kosovës u fut në stadium në një mnëyrë që asnjë lojtar deri më tani se ka bërë.

Rashica u fut në stadium me këngën e Shkurte Fejzës dhe këngën që është kënduar brez pas brezi “Oj Kosovë oj nana ime”.

Lexo po ashtu Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë

Ai kishte me vete edhe dy djemët e tij, ndërsa iu bashkua bashkëlojtarëve për festën.

Galatasaray mori në duar trofeun në ndeshjen përballë Fenerbahces, ndërsa Rashica ia doli që në 26 paraqitje të shënonte 4 gola. /Telegrafi/