Telegrafi

Flamengo e blen Gabigolin

Gabriel Barbosa (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Gabriel Barbosa ka nënshkruar kontratë afatgjate me Flamengon, ku është transferuar nga Interi për një shumë prej 17 milionë eurosh.

Klubi fitues i Copa Libertadores e konfirmoi blerjen e brazilianit, ndërsa në rast të shitjes në të ardhmen, 20 për qind të shumës do ta përfitojnë Nerazzurrët.

23-vjeçari ka qenë i huazuar te Flamengo që nga janari i vitit 2019 dhe ka kontribuuar me 34 gola në 43 paraqitje për këtë klub.

Interi e kishte huazuar edhe te Benfica në të kaluarën, ndërsa ai nuk kishte të ardhme në Giuseppe Meazza, prandaj klubi italian vendosi ta shesë.

Gabigol ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, me klubin në të cilin e ka rigjetur formën e tij. /Telegrafi/