Telegrafi

Flaka nuk i komenton thashethemet për ndërhyrje estetike dhe refuzon të flasë për jetën private (Video)

Flaka Krelani është njëra prej këngëtareve që kanë qenë në shënjestër të thashethemeve për intervenime estetike.

Në vitet e fundit ka pasur një ndryshim në dukjen e këngëtares dhe ajo e ka pranuar se ka vendosur të duket më ndryshe tash kur ka një karrierë më të gjatë në skenë.

Transformimi i saj ka nxitur spekulime për intervenimeve kirurgjike, ndërsa gjatë një interviste për Prive, ajo është pyetur pikërisht për këtë gjë.

(Foto: Instagram/Flaka Krelani)

Mirëpo, këngëtarja ka refuzuar t’i komentojë thashethemet duke thënë se nuk dëshiron të flasë për këtë temë.

Lexo po ashtu Flaka Krelani shfaqet provokuese në një fustan pa të brendshme (Foto)

“Nuk dua ta diskutoj asnjëherë këtë temë”, ka deklaruar Flaka.

Këngëtarja ka qëndruar larg syrit të medias kur është fjala edhe për jetën e saj private.

(Foto: Instagram/Flaka Krelani)

Ajo ka thënë se preferon ta mbajë të mbyllur hermetikisht këtë pjesë dhe nuk ka dhënë informata për statusin e saj aktual.

Flaka nuk e konsideron të arsyeshme dhe të logjikshme që të gjithë të ditën për jetën e saj private, prandaj dëshiron ta mbajë për vete. /Telegrafi/