Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka vendosur që të freskohet në plazhin e Ulqinit, ndërsa ka sjell për ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ‘të nxehta’ me bikini.
Në një imazh të publikuar së fundmi, Morina shfaqet mjaft provokuese në bikini të verdha, ndërsa vë në pah linjat e saj atraktive.
Në të njëjtën kohë, këngëtarja ka zbuluar edhe tatuazhet e saj të shumta në këmbën e djathtë, të cilat kanë një kuptim personal për të.
“Koha e verës. Zlatko Jovanovski, faleminderit për këto bikini të bukura”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndonëse nënë e dy vajzave, Fjolla po arrin që të ruajë mjaft mirë linjat dhe të jetë në top formë.
Për sa i përket muzikës, “Si ta pranoj” mbetet projekti i fundit muzikor i saj, të cilin e solli në bashkëpunim me Valon Bytyqin muaj më parë. /Telegrafi/