Telegrafi

Fjolla Morina shfaqet atraktive, ndërkohë që shënon një milion shikime në klipin e ri

(Foto: Instagram/ fjolla.morina)

Ditë më parë, Nush dhe Fjolla Morina publikuan bashkëpunimin e titulluar “Suppa Duppa” që e shoqëruan me videoklip.

Një ditë pas lasnimit, videoklipi i kësaj kënge kaluar një milion shikime në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.

Padyshim që Fjolla i është gëzuar këtij suksesi duke bërë një postim në rrjetet sociale.

“Ju kam treguar me kohë që jam ‘Nana’. Tjera herë më ‘easy’ mos e merrni malin se për tri minuta jua djegim komplet verën”.

Lexo po ashtu Nush dhe Fjolla Morina publikojnë klipin e këngës “Suppa Duppa”
(Foto: Instagram/ fjolla.morina)

“Duhet edhe guximi nganjëherë për të bërë hite, jo vetëm paret e për dallim prej juve neve na kanë ra hise krejt. E jona është vera!”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndërkohë, ajo ka publikuar edhe fotografi me disa nga veshjet në klip duke u shfaqur atraktive. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ fjolla.morina)

 

(Foto: Instagram/ fjolla.morina)