Fjolla Morina është ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar, pasi edhe përçon energji pozitive tek ta.
Përpos projekteve muzikore, ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke shpalosur të pathëna nga jeta e saj personale e profesionale.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e re.
“Kape Ti Maje” mban titullin projekti muzikor, për të cilin ka punuar producenti Cekic Beatz.
Paralajmërim të tillë ajo e ka bërë përmes një imazhi atraktiv, ku shfaqet plot stil me pozat e ulur në shkallë.
Theksojmë se “Lule” mban titullin kënga e saj e fundit, që është realizuar 10 muaj më parë, e që u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/