Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Nace nace” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me këngëtarin Berato.
Kënga është ritmike dhe për realizimin e saj është kujdesur producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Berato.
Klipi i këngës është mjaft veror dhe Fjolla vjen mjaft provokuese me paraqitjen e saj.
Për anën vizuale janë kujdesur MAX Production.
Fjolla përndryshe ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit në media, kjo për shkak të një paraqitje të ekzagjeruar ditë më parë në një koncert të mbajtur në sheshin e Skenderajt. /Telegrafi/