Telegrafi

Fjolla Morina paraqitje elegante dhe provokuese në fotosesionin e ri

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ndonëse po qëndron larg aktiviteteve muzikore vëmendja nuk i mungon asnjëherë.

Ajo u qëndron afër fansave të saj me postime të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram, që shpesh herë janë provokuese.

Këngëtarja edhe së fundmi ka realizuar një fotosesion, në të cilin përveç që është shfaqur elegante, ajo dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Në një kostum me ngjyrë të zezë dhe detaje me ngjyrë të bardhë, Fjolla kombinoi dukjen me taka të larta, grim të theksuar dhe flokët bionde të lira mbi supe.

35-vjecarja theksoi gjoksin në xhaketën elegante me dekolte të hapur, ndërsa mori pëlqime dhe komente nga ana e miqve dhe fansave.

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Ndërkohë, Fjolla po vazhdon të komentohet edhe për raportin e saj me bashkëshortin, Fisnik Syla, me të cilin u tha se janë ndarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

Çifti që kurorëzuan dashurinë në dhjetor të vitin të kaluar, nuk i kanë komentuar akoma këto thashetheme. /Telegrafi/  

Foto: Fjolla Morina/Instagram