Këngëtarja mediatike e showbizit shqiptar Fjolla Morina, ka festuar sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 31-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj, transmeton Telegrafi.
Mes urimeve të shumta që ka marrë përmes rrjeteve sociale, këngëtarja nuk e ka kursyer edhe një urim nga vetja për veten e saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me një buqetë lule me trëndafila të kuq, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan: “U bëfsha 100 vjeç”.
Festën e ditëlindjes ia bënë edhe më të bukur dy vajzat e saj Lediana(14) dhe Alayah(2), të cilat u gjëndën pranë nënës së tyre në përvjetorin e 31-të. /Telegrafi/