Fjolla Morina pritet të sjellë së shpejti videoklipin e ri të saj.
Bukuroshja është parë në xhirimet e klipit të ri të saj i cili pritet të jetë mjaft atraktiv.
Ajo së fundmi është komentuar shumë për udhëtimet e saj, sidomos në Maldive.
Këngëtarja besohet se ka kryer tashmë realizimin e këngës dhe është në fazën e xhirimit të klipit i cili pritet të publikohet së shpejti, shkruan Telegraf.
Ka kohë që këngëtarja s’ka sjellë videoklip të ri dhe ajo këtë dëshiron ta plasojë si goditje në kohën kur të gjitha yjet tjera po sjellin krijimet e tyre. /Telegrafi/