Site icon Telegrafi

Fjolla Morina ka gati këngën e re, vjen provokuese edhe në klip

Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Këngëtarja Fjolla Morina gjatë kësaj kohe është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Kjo ngase javën e kaluar, ajo bëri bujë gjithandej me paraqitjen e saj në koncertin që ka mbajtur në Skenderaj.

Lexo po ashtu Pas kritikave që mori për paraqitjen në Skenderaj, Fjolla: Veshja ime ishte si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë

Zeshkania mori kritika të shumta për veshjen, për të cilat ka dhënë një deklaratë, duke thënë se është artiste dhe se veshja e saj ishte e njëjtë me atë të yllit botëror, Rita Ora, kur performoi në Prishtinë.

Sido që të jetë, 33-vjeçarja tash e një kohë është duke punuar në klipin e ri, gjersa nuk ngurron të sjellë imazhe apo video nga xhirimet.

E njëjta ka ndarë me fansat një fotografi në rrjetin social, Instagram, e cila tregon dukjen e saj të ‘nxehtë’ në këtë projekt.

“Naçe Naçe, së shpejti, prisni për të”, shkruan mes të tjerash Fjolla.

Theksojmë që kënga e fundit e publikuar nga këngëtarja Morina është “Si ta pranoj” në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi. /Telegrafi/

Exit mobile version