Telegrafi

Fjolla Morina duket si Kim Kardashian në imazhet e fundit

Foto: Getty Images/Guliver/Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, muajin e kaluar solli në treg këngën e saj më të re “Fustani”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat e saj, teksa këngëtarja ka premtuar se do të vazhdojë të punojë rreth projekteve më të reja.

Lexo po ashtu Fjolla Morina sjell tjera poza provokuese në rrjetet sociale

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Në këto imazhe, ajo vazhdon të duket atraktive si gjithnjë, teksa vë në pah linjat e saj.

Ajo që vihet më shumë re është fakti se këngëtarja në këto imazhe duket si super ylli i njohur, Kim Kardashian.

Nuk dihet nëse Kim është vetëm frymëzim për Fjollën, apo është rastësi që dukja e saj në fotografitë e fundit ngjason tepër me atë të modeles së njohur.

Të njëjtën temë e diskutojnë edhe komentuesit e shumtë në imazhet e publikuara në Instagram. /Telegrafi/