Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina vazhdon të komentohet për secilin postim në rrjete sociale, qoftë foto apo ndonjë status.
Ajo njihet për linjat trupore e të cilat nuk heziton t’i ekspozoj në pothuajse secilën paraqitje që bën, dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundmi.
Megjithatë këtë herë, këngëtarja ka befasuar me ‘look’-un e ri teksa u shfaq me një stil të ri të flokëve.
Në imazhet që solli në Instagram, Fjolla u shfaq si bionde me flokë të shkurtra ndërsa ekspozoi format trupore në një veshje ngjyrë rozë.
Këngëtarja dukej atraktive e veshur me një bluzë të shkurtër me mëngë të gjata të kombinuar me pantallona të ngjyrë me ngjyrë të ngjashme, çantë dhe këpucë me taka po ashtu rozë.
“Se çka flasin të tjerët për tu nuk është problemi yt, është problemi I tyre”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotografive ndërsa mori komente të shumta nga ndjekësit.
Ndërkohë, theksojmë që pas një pauze të gjatë në muzikë në qershor të këtij viti, këngëtarja u rikthye me një projekt të ri në bashkëpunim me Nushin. /Telegrafi/