Fjolla Morina ka vendosur të flasë rreth incidentit shokues mes saj dhe ish-të dashurit, ku u raportua se ishte përfshirë edhe e fejuara aktuale e biznesmenit Flamur Azemi.
Këngëtarja ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur duke mos dhënë detaje, porse ka thënë se preferon t’ia lë gjykatës që të merret me këtë çështje
Gjatë një bisede për Prive, ajo ka theksuar se ish-të dashurin e respekton për faktin se është babai i vajzës së saj.
Ajo ka sqaruar se largimi nga Kosova ishte për një vizitë te vëllai në Gjermani duke thënë se askush nuk mund ta detyrojë të ikë nga vendi.
“Asnjëherë nuk mund të ndodhë ajo, sepse unë së pari nuk ik prej kurrkujt dhe prej vendit tim nuk vjen në shprehje të ik për kurrgjë në botë, se i kam pak b… e mëdha unë”, ka deklaruar mes tjerash Fjolla. /Telegrafi/