Fjolla Morina dhe reperi Elinel do të vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë.
“Trileqe” mban titullin kënga, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja ka paralajmëruar se projekti do të publikohet të shtunën, ndërsa është shprehur e kënaqur me këtë bashkëpunim duke e quajtur Elinelin si reperin “më të çmendur” që e kemi dëgjuar ndonjëherë.
Për vizuelizimin e këngës të punuar nga CricketMusic është kujdesur produksioni “Max Production”./Telegrafi/