Site icon Telegrafi

Fjalimi i Osmanit dhe Kurtit, PDK lëshoi deklaratën e pavarësisë që ishte lexuar nga ish kryeministri Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës gjatë kohës sa po mbahej seanca solemne për pavarësinë e fjalimeve të krerëve shtetërore lëshonte kohë pas kohe deklaratën kur ishte shpallur pavarësisë më 2008, e që ishte lexuar nga ish kryeministri Hashim Thaçi.

E gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, partitë opozitare lëshuan seancën solemne të Kuvendit për 14-vjetorin e pavarësisë.

“…Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit.

Kemi thelluar bashkëpunimin me miqtë tanë duke forcuar sigurinë për qytetarët.

Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë e brenda vendit dhe kemi ridenfinuar dialogun në Bruksel si dy shtete të barabarta dhe të përqendruar në njohje. Kemi ndryshuar praktikën e dëmshme që ishte në shkelje të rendit dhe Kushtetutës…”, tha ndër të tjera Kurti, fjalim ky që nxiti lëshimin e seancës nga opozita.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media tha se nuk e kishin planifikuar lëshimin e seancës solemne, por, sipas tij, kjo erdhi për shkak të fjalimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version