Telegrafi

Fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2017

Google nxjerr raportin mbi kërkimet më të shumta që janë bërë në internet gjatë 2017. iPhone 8 dhe iPhoneX qëndrojnë në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht në kërkimet e përgjithshme të Google, dhe vendin e parë dhe të dytë përkatësisht, në rangun e kërkimeve teknologjike për konsumatorin.

Bitcoin listohet në vendin e dytë në ktegorinë e lajmeve globale dhe “si të blejmë bitcoin”renditet në vendin e tretë.

Samsung Galaxy S8 dhe XBox One X janë renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt në termat e konsumatorit.

Statistikat e rezultuara mund të jenë një tregues për të ardhmen por me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë që po ndodh, kjo nuk mund të qëndrojë për produktet teknologjike.

Lista e Google 2017 indikon trendin dhe ajo çfarë vihet re është që Apple ka një bazë të madhe klientësh besnikë.

Kjo listë gjithsesi nuk mund të jetë një parashikues shumë i mirë për të ardhmen pasi ndryshimet e teknologjisë me produktet dhe aplikacionet nga më të çuditshme po na befasojnë çdo ditë.