Conor McGregor thuhet se teksa ishte në tetëkëndësh, i ka tërhequr fjalët ofenduese që i kishte thënë para duelit ndaj Khabib Nurmagomedov.
Gjatë përballjes mes tyre në Las Vegas, irlandezi është përpjekur t’i qetësojë gjakrat me rivalin nga Dagestani.
Sipas Express.co.uk, McGregor është dëgjuar duke i thënë Khabibit: “Është vetëm biznes” dhe në njëfarë forme i ka kërkuar falje për ofendimet që ia kishte bërë.
UFC 229: McGregor apologized to Khabib mid fight Conor. "It's only business." #UFC229 pic.twitter.com/DY8lMFcNWp
— Tomi the Man (@Tomi_TheMan) October 8, 2018
Ndërkohë që ai ia ka kthyer: “Hej, vazhdojmë”.
Luftëtari i arteve të përziera nga Dagestani fitoi kundër irlandezit me një kapje për fyti në raundin e katërt të duelit të të shtunës.
Pas meçit ndodhën incidente, me ç’rast Khabib e sulmoi partnerin në stërvitje të McGregorit, Dillon Denis, teksa tre pjesëtarë të stafit të Nurmagomedov u përleshën me Conor.
https://www.youtube.com/watch?v=tXump9MgBI0
Nurmagomedov më pas kërkoi falje për veprimet e tij, por tha se ishte provokuar nga sjellja e McGregorit para duelit.
Irlandezi i njohur me nofkën ‘Notorious’ e kishte ofenduar Nurmagomedovin në baza fetare dhe familjare. Ai madje e kishte ofenduar edhe babanë e Khabibit. /Telegrafi/