Telegrafi

Fjalët e Zazas pas prezantimit te West Hami (Video)

Simone Zaza është zyrtarisht lojtar i West Ham United, ku është huazuar me obligim blerjeje.

Juventusi do të përfitojë pesë milionë euro nga huazimi dhe 20 milionë të tjera kur të ndodhë transferimi në verën e ardhshme, si edhe një shumë prej tre milionë eurosh në formë bonusesh, duke e ngritur në 28 milionë euro transferimin komplet.

Lexo po ashtu Zyrtare: Zaza vazhdon karrierën në Angli

“Dua t’i falënderoj të gjithë për mikpritjen, duke i përfshirë edhe tifozët dhe të gjithë në klub. Jam i kënaqur që tifozët janë të lumtur me mua këtu”.

“Desha të filloj një përvojë të re dhe mendoj se ky është vendimi i duhur për mua”.

Gjithçka mbi TRANSFERIMET

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres që të luaj këtu”, ka thënë Zaza për whufc.com. /Telegrafi/