Anthony Joshua ka falënderuar Zotin pas fitores ndaj Andy Ruiz për titujt e peshave të rënda.
Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.
Kjo fitore e arritur në Diriyah Arena të Arabisë Saudite e ka bërë të lumtur britanikun, i cili ka falënderuar Zotin pas fitroes.
“Para së gjithash, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah!”, ka thënë fillimisht Joshua pas meçit.
🦁🇬🇧👑 pic.twitter.com/GkMcZqAOJ6
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) December 7, 2019
“Një njeri si unë nuk bën justifikime. Herën e fundit, e lëndova, por u mposhta. Doja të tregoja shkencën e ëmbël të këtij sporti të bukur. Bëhet fjalë për goditje, dhe jo goditje”.
“Qëndroni të uritur, qëndroni të përulur. Unë jam i uritur, jam i përulur në humbje dhe do të qëndroj i përulur në fitore”.
“Kam shumë respekt për Andy Ruizn dhe familjen e tij”.
“Faleminderit Zotit dhe Eddit dhe Barry Hearn. Nëse keni dëgjuar, ne do të bëjmë meçin e tretë”, përfundoi britaniku. /Telegrafi/