Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Wan-Bissakas: Është një ndjenjë e pabesueshme dhe nder të luaj për Unitedin  

Wan-Bissaka dhe Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

Aaron Wan-Bissaka ka folur fjalët e para pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i klubit të madh anglez, Manchester Unitedit.

Mbrojtësi anglez u transferua nga Crystal Palace për një shifër prej 50 milionë funteve duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Wan-Bissaka, lojtar i ri i Unitedit

Transferimi i tij në Old Trafford e ka bërë të lumtur teje mase Wan-Bissakan, i cili e ka cilësuar si ndjenjë të pabesueshme dhe nder të luajturit për Unitedin.

Wan-Bissaka dhe trajneri Ole Gunnar Solskajer (Foto: Man Utd/Twitter)

“Është një ndjenjë e pabesueshme dhe një nder të quaj veten një lojtar Manchester United”, ka thënë fillimisht Wan-Bissaka.

“Është diçka që unë e di se vetëm një numër i vogël lojtarësh kanë privilegjin të thonë”.

Lexo po ashtu Wan-Bissaka bëhet lojtari i katërt më i shtrenjtë në histori të Unitedit

“Nuk mund të pres që të shkoj dhe të integrohem në skuadër”.

“Do të kem një pushim të shkurtër tani pas Kampionatit Evropian, por pres që të filloj trajnimin me menaxherin dhe shokët e rinj të skuadrës në turneun para-sezonal”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Exit mobile version