Steven Gerrard ka folur fjalët e para pasi u konfirmuar si trajner i ri i klubit anglez nga Liga Premier, Aston Villa.
Aston Villa ka konfirmuar sot (e enjte) emërimin e Gerrardit në krye të klubit, pas shkarkimit të Dean Smith të dielën e fundit.
Pas emërimit si trajner i ri, Gerrard ka folur fjalët e parë, duke treguar se ndihet i lumtur që i bashkohet një klubi me histori.
“Aston Villa është një klub me një histori dhe traditë të pasur në futbollin anglez dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që do të bëhem trajneri i ri i saj”, ka thënë fillimisht Gerrard.
“Në bisedat e mia me Nassef, Wes dhe pjesën tjetër të Bordit, ishte e qartë se sa ambicioze janë planet e tyre për klubin dhe mezi pres t’i ndihmoj ata të arrijnë qëllimet e tyre”.
Welcome to Aston Villa, Steven Gerrard. pic.twitter.com/MF8n9CPaYW
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 11, 2021
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që janë të lidhur me Glasgow Rangers që më dhanë mundësinë të drejtoj një klub futbolli të tillë”.
“Ndihma e tyre për të siguruar një titull rekord të 55-të të ligës do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Unë do të doja t’u uroj lojtarëve, stafit dhe mbështetësve më të mirën për të ardhmen”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/