Mauro Icardi ka kaluar nga Interi te PSG në huazim për një vit, me të drejtë blerje.
Lojtari ka zgjedhur numrin 18 për ta bartur te klubi i ri, ndërsa është shprehur i lumtur me këtë transferim.
“Unë do të doja të falënderoja Paris Saint-Germain për besimin që ata treguan tek unë”, ka thënë fillimisht Mauro Icardi.
“Unë do të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin tim të ri, që të shkojë sa më larg të jetë e mundur në të gjitha garat”.
“Paris Saint-Germain është bërë një qendër e futbollit, ku ka tërhequr disa nga lojtarët më të mëdhenj në vitet e fundit”.
“Momenti është i fortë në Paris, ambiciet janë të larta dhe jam i sigurt se ne kemi gjithçka këtu për të shkuar më tutje”.
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/yqCmJ01r31
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) September 2, 2019
“Unë me të vërtetë pres me padurim të luaj në Parc des Princes, një stadium i famshëm për bukurinë dhe pasionin e tij!”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/