Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Lionel Messit pas prezantimit te Inter Miami

Inter Miami ka konfirmuar ardhjen e Lionel Messit, i cili është prezantuar me fanellën e klubit të ri.

Lionel Messi do të mbajë numrin e tij 10 në Inter Miami, pasi klubi i MLS konfirmoi mbërritjen e tij në Florida të shtunën ku publikoi një video në të cilën superylli argjentinas shihet me fanellën e klubit.

36-vjeçari thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me klubin e MLS, ndërsa ka thënë se është i lumtur që gjendet në SHBA dhe mezi pret aventurën e re.

“Jam shumë i emocionuar që filloj këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miami dhe në Shtetet e Bashkuara”

“Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë këtë projekt të bukur”.

Lexo po ashtu Lionel Messi prezantohet zyrtarisht nga Inter Miami – zgjedh numrin në fanellë dhe mësohet data e debutimit   

“Ideja është të punojmë së bashku për të arritur objektivat që kemi vendosur dhe unë jam shumë i etur të filloj të ndihmoj këtu në shtëpinë time të re”, ka thënë Lionel Messi.

Messi do të debutojë për Inter Miamin më 21 korrik ndaj Cruz Azul./Telegrafi/

Exit mobile version