Ditë më parë Feronikeli e zyrtarizoi Klodian Duron si trajner të ekipit të parë, duke e zëvendësuar kështu të larguarin, Afrim Tovërlani.
Dhe në fjalët e tij të parë si trajner i ekipit nga Drenasi, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është shprehur i kënaqur për marrëveshjen duke i falënderuar krerët e klubit për besimin dhe ofertën.
“Uroj që gjithë bashkë të bëjmë më të mirën. Jam i nderuar që ndodhem në një prej klubeve më të mëdha të Kosovës, siç është Feronikeli. Një klub që ka fituar tituj kampion dhe që synon gjithmonë që të arrijë majën në futbollin e Kosovës”.
“Mendoj se kemi një grup shumë të mirë futbollistësh, prandaj kam shumë besim se gjithë bashkë do të arrijmë ta kthejmë Feronikelin atje ku i takon”, ka thënë Duro duke e falënderuar edhe ish-trajnerin Tovërlani për punën e tij.
“Jam i mendimit se të gjithë bashkë të rikthehemi sa më shpejtë te rezultatet pozitive dhe të bëjmë të mundur që në fund të renditemi në majën e futbollit kosovar dhe pse jo të fitojmë gjithçka që është për t’u fituar në këtë sezon”, ka shtuar ai. /Telegrafi/