Telegrafi

Fjalët e para të Donis Avdijajt pas nënshkrimit me Trabzonspor

Donis Avdijaj ka kompletuar kalimin në Trabzonspor si futbollist i lirë.

Ylli i Kosovës ka nënshkruar një kontratë për një vit por që mund të bëhet për katër vite automatikisht 1+3.

22-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të Trabzonsporit ku shprehet shumë i lumtur me aventurën e tij të re.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub si Trabzonspor për të treguar vetën time”.

“Unë kam mësuar shumë për klubin, qytetin dhe tifozët e mrekullueshëm që ka Trabzonspor”.

Tutje reprezentuesi kosovar ka thënë se ka ardhur për të fituar sa më shumë ndeshje, derisa ka falënderuar edhe familjen e tij për mbështetjen.

“Kam ardhur këtu që së bashku me shokët e ekipit të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe t’i arrijmë objektivat”.

“Dua ta falënderojë Zotin për këtë mundësi si dhe familjen e shoqërinë për mbështetjen e madhe”, tha Avdijaj. /Telegrafi/