Site icon Telegrafi

“Fjalët e Nënës” e Capital T publikohet me klip të premten

Capital T (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Capital T, tash e një kohë ka filluar përgatitjet për videoklipin e tij të ri “Fjalët e nënës”.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kënga do të plasohet të premten (13 nëntor).

I njëjti ka ndarë me fansat një fragment të shkurtër të këngës, të cilën ia ka dedikuar njërit nga personat më të rëndësishëm në jetë.

“Fjalët e nënës, e premte ora 17:00. Këtë projekt do ta kem gjithmonë në zemrën time”. Duajini dhe vlerësoni prindërit se një ditë nuk do e keni mundësinë”, ka shkruar ai krahas videos.

Reagimet nga fansat ishin të ndryshme, të cilët siç shihet mezi po presin për projektin e radhës të 28 vjeçarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vlen të ceket se “Fjalët e Nënës” është pjesë e albumit të ri të Kapos të titulluar “Skulpturë”, pjesën e dytë e të cilit e solli më 1 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version