Telegrafi

Fjalët e Jurgen Klopp pasi Liverpooli është në grupin e vdekjes: Kam qeshur me zë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e gjermanit është në grupin e vdekjes me klube si Atetico Madrid, Milan dhe Porto.

“Kam qeshur, të them të drejtën, goxha me zë të lartë sepse është një grup i fortë padyshim”.

“Është Liga e Kampionëve, kështu që duhet të luani me ekipet më të mira në Evropë, dhe padyshim që disa prej tyre janë në grupin tonë!”.

“Ne jemi ende mjaft ambiciozë dhe do të donim të tregonim punën e vështirë të bërë vitit të kaluar, ku u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Kështu do t’i luajmë ndeshjet”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/