Lionel Messi i kishte premtuar Neymarit se nëse nuk largohet nga Barcelona do të bëjë fitues të ‘Topit të Artë’
Neymar është larguar nga Barcelona për shumë e 222 milionë eurove duke u larguar edhe nga treshja më e fortë në histori e njohur si MSN.
Por para se të largohet Messi dhe Luis Suarez e kanë provuar tentativën e fundit që ta bindin për të mos u larguar.
Treshja ishin në hotelin Sheraton Parsippany në New Jersey, ndërsa të nesërmen do të luanin me Juventusin ndeshje miqësore në Metlife Stadium.
Sipas Diario Sport, Messi i ka thënë Neymarit: ‘Çfarë dëshiron? A dëshiron ta fitosh Topin e Artë? Unë do të të bëjë me ‘Top të Artë’”.
Këto ishin fjalët e fundit të Messit që i tha Neymarit për të qëndruar.
Kjo do të nënkuptonte që brazilianin të gjuante më shumë penallti dhe gjuajte të lira, ndërsa të ishte edhe pjesë e përfundimit të aksioneve më shpesh, ndërsa Messi do të tërhiqej të luante si mesfushor.
Neymar këtë ndejnë e provoi kundër Juventusit, ku Messi ishte kthyer në ‘shërbëtor; të tij duke i dhënë dy asistime ku braziliani shënoi Gianluigi Buffon.
Messi ka fituar çdo çmim individual që fitohet deri më tani., ndërsa ‘Topa të Artë’ i ka fituar pesë.
Neymar nuk e dëgjoi këshillën e Messit dhe vendosi të largohej, ndërsa argjentinasi e përshëndeti më një mesazh në rrjetet sociale. /Telegrafi/