Telegrafi

Fjalët e De Biasi pas fitores ndaj Katarit

Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, pas ndeshjes së fituar me Katarin, u shpreh për mikrofonat e SuperSport se duhet të punojnë që të mos pësojnë gola të tillë si në miqësoren e sotme.

Tekniku italian tregoi edhe pse sot (e diel) vendosi t’i jap shiritin e kapitenin Elseid Hysajt.

“Goditja e parë e dënimit, në vend që të luanim topin para, e kthyem pas, dhe pësuam një gol budalla. Në këto ditë do të punojmë shumë sepse janë këto raste që bëjnë diferencën në finalet e Evropianit”.

Ajo që ra në sy ndaj Katarit, ishe edhe shiriti i kapitenit që u mbajt nga Elseid Hysaj, teksa për teknikun italian shkodrani i ka cilësitë e duhura për të mbajtur shiritin.

“Pse Hysaj kapiten sot? Sepse është një futbollist që ka cilësi për ta bërë këtë rol. Pastaj është me ne që nga vitit 2013-të dhe është e drejtë që t’ia njohim edhe eksperiencën dhe kontributin që ka dhënë për Kombëtaren”, ka thënë për fund De Biasi.