Site icon Telegrafi

Fjala e famshme e Luizit në Big Brother VIP tani edhe në tekste shkollore

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ishte njëri nga banorët më të zëshëm në Big Brother VIP Albania 2.

Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, i cili mes tjerash u shpall edhe fitues i këtij edicioni, ndonëse ka lënë gjurmë të madhe në këtë format.

Artisti shkodran u komentua vazhdimisht edhe për disa fjalë siç është edhe ‘çapaçul’.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo fjalë e famshme e këngëtarit të njohur duket se është futur edhe në tekste shkollore.

Lexo po ashtu “Nuk kemi qenë ndonjëherë miq”, Luiz Ejlli flet për raportin me Olta Gixharin

“Eh…dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul dhe mu bë gjyq publik. Sot e gjej tek gjuha shqipe”, ka shkruar ai.

Kjo siç shihet gjendet në një faqe të Gjuhës Shqipe të klasës së dytë.

Luizi ka arritu famë jashtëzakonisht të madhe, e tani ka bërë debutimin edhe në film. /Telegrafi/

Exit mobile version