Telegrafi

Fituesja e Oscarit duket shumë më ndryshe në realitet (Foto)

Aktorja Brie Larson duket krejtësisht ndryshe nga pamja e saj magjepsëse që pati gjatë parakalimit në tepihun e kuq në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ajo është fotografuar gjatë arritjes në Tokio këtë fundjavë, me veshje të zakonshme, duke bërë që dukja e saj të mos lë aspak mbresa.

Kujtojmë që Larson fitoi çmimin e Aktores më të mirë në ceremoninë e Academy Awards që u zhvillua në shkurt për rolin e saj në filmin “Room”.

26-vjeçarja mposhti konkurrente të forta, si Cate Blanchett, Jennifer Lawrence, Charlotte Rampling dhe Saoirse Ronan. /Telegrafi/