Klubi nga kryeqyteti, Prishtina, është skuadra që ka fituar më shumë trofe të Kupës së Kosovës, pasi pesë herë e kanë ngritur atë që nga pavarësimi i futbollit, ku katër erdhën nga paslufta.
Prishtina është klubi më i trofeshëm në Kosovë sa i përket fitimit të Kupës me pesë trofe në sirtar.
Pas tyre deri më tani ishte Besa e Pejës, që kishte tre trofe të Kupës, por nga e premtja pejanët janë barazuar nga Feronikeli i Drenasit.
Feronikeli ka shtatë sezone në Superligën e Kosovës, por dje fitoi kupën e tretë të Kosovës në histori, pasi në finale mposhti Trepçën ’89 me rezultat 5-1.
Nga paslufta, dy herë ka triumfuar Liria e Prizrenit në Kupën e Kosovës, e cila e ka edhe një para-lufte, ndërsa skuadrat tjera e kanë vetëm nga një të tillë.
Nga një titull kupe e kanë Gjilani, i cili e ka fituar në sezonin e parë të pasluftës, ndërsa pas tyre vijnë Drita, Besiana, KEK-u, Kosova e Prishtinës, Vëllaznimi, Hysi dhe Trepça ’89.
Ndërsa, pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ish-Jugosllavia trofeun e kanë fituar nga një herë edhe Prishtina, Trepça, dhe Liria, ndërsa Flamurtari e ka fituar dy herë (1992/93 dhe 1995/96).
Fituesit e Kupës nga pavarësimi i futbollit:
1991–92 Trepça
1992–93 Flamurtari
1993–94 Prishtina
1994–95 Liria
1995–96 Flamurtari
1996–97 2 Korriku – Drita, finalja nuk u zhvillua
1997–98 Nuk u zhvillua
1998–99 Nuk u zhvillua
1999/2000 – Gjilani
2000/2001- Drita
2001/2002- Besiana
2002/2003- KEK-u
2003/2004-Kosova e Prishtinë
2004/2005 – Besa e Pejë
2005/2006 – Prishtina
2006/2007 – Liria
2007/2008 – Vëllaznimi
2008/2009 – Hysi
2009/2010 – Liria
2010/2011 – Besa Pejë
2011/2012 – Trepça ’89
2012/2013 – Prishtina
2013/2014 – Feronikeli
2014/2015 – Feronikeli
2015/2016 – Prishtina
2016/2017 – Besa Pejë
2017/2018 – Prishtina
2018/2019 – Feronikeli
/Telegrafi/