Të dielën zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës Agim Lluka, ku do të përballen Trepça dhe Bashkimi.
Mitrovicasit e kanë fituar katër herë Kupën e Kosovës, për herë të fundit më 2012, kur kishin fituar edhe titullin, dy trofetë në basketbollin e Kosovës, duke mundur pikërisht në finale Bashkimin. ‘Xehetarët’ ishin edhe dy herë ishin finalistë.
Ndërkohë, prizrenasit kanë fituar vetëm një herë Kupën, më 2000-2001, ndërkohë, pesë herë ishin finalistë.
Sfida finale do të jetë një mundësi shumë e mirë për të dy skuadrat që të shtojnë edhe një trofe në sirtarin e tyre.
Fituesit e Kupës (M)
1991/92 Vëllaznimi
1992/93 Trepça
1993/94 Peja
1994/95 Peja
1995/96 Vëllaznimi
1996/97 Peja
1997/98 – garat janë ndërprerë
1999/2000 Trepça
2000/01 Bashkimi
2001/02 Prishtina
2002/03 MEB Prishtina
2003/04 Trepça
2004/05 Sigal Prishtina
2005/06 Sigal Prishtina
2006/07 Sigal Prishtina
2007/08 Sigal Prishtina
2008/09 Sigal Prishtina
2009/10 Sigal Prishtina
2010/11 Peja
2011/12 Trepça
2012/13 Sigal Prishtina
2013/14 Sigal Prishtina
2014/15 Peja
2015/16 Sigal Prishtina
2016/17 Sigal Prishtina
2017/18 Sigal Prishtina
2018/19 Z Mobile Prishtina
2019/20 Peja
2020/21 Sigal Prishtina