Site icon Telegrafi

Fituesi i Topit të Artë dhe ata të dy çmimeve të tjera zbulohen përpara ceremonisë së Parisit

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema do të kurorëzohet fituesi i Topit të Artë gjatë ceremonisë të së hënës mbrëma në Paris.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar 12 nga 13 Topat e Artë të fundit, duke dominuar çmimin që nga viti 2008. Luka Modric është i vetmi lojtar që është futur në mes, duke rrëmbyer çmimin në vitin 2018 dhe pritet që një tjetër yll i Madridit të thyejë këtë rreshtim.

Benzema do të kurorëzohet fitues në natën e sontme, pasi humbi një vend në podium në ceremoninë e vitit të kaluar, kur Messi mposhti Robert Lewandowskin në garë, me mesfushorin e Chelseat dhe italianin Jorginho që u rendit i treti.

Benzema kishte qenë favorit me shanse falë një sezoni të bujshëm 21-22 – i titulluar nga një triumf në Ligën e Kampionëve, me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme duke parë skuadrën e tij të mposht Paris Saint-Germain, Chelsean, Man Cityn dhe Liverpoolin në rrugën e tyre për të fituar garën prestigjioze.

Është vendosur të jetë një natë e fortë, me shokun e skuadrës së Benzemas në Real Madrid, Thibaut Courtois, i gatshëm për të fituar trofeun Yashin, çmimi që njeh portierin më të mirë të sezonit të kaluar. Trofeu Kopa – çmimi për lojtarin më të mirë të ri në futbollin botëror, i emëruar në nder të ikonës franceze Raymond – do t’i shkojë mesfushorit të Barcelonës – Gavi, një vit pasi shoku i tij i skuadrës Pedri mori trofeun në duar.

Detajet e fituesve janë publikuar nga Marca, me secilin fitues të çmimit të emëruar edhe pse ndarja e votave dhe renditja e lojtarëve të tjerë nuk janë të listuar. /Telegrafi/

Exit mobile version