Në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shënuar ditën e 100-të të luftës me Rusinë, përmes një videoje prekëse.
Në të, lideri i kohës së luftës është i rrethuar nga disa nga aleatët e tij më të afërt – përfshirë kryeministrin e Ukrainës.
“Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu… njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës!”, ka thënë presidenti Zelensky, përcjell Telegrafi.
Aty, Zelensky dhe ekipi i tij qëndrojnë përpara zyrës presidenciale të Ukrainës, në qendër të kryeqytetit.
Ndryshe, më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia nisi agresionin e saj, presidenti postoi një video të ngjashme sfiduese – nga i njëjti vend.
Më pas, Zelensky sapo kishte refuzuar ofertat e Perëndimit për t’u evakuuar nga Kievi, duke fjalinë që u bë e famshme: “Unë kam nevojë për municion, jo për ndonjë udhëtim”.
Tani, 100 ditë më vonë, ai mbetet në të njëjtin vend dhe post ndërsa lufta vazhdon.
Ndërkohë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se shkalla e shkatërrimit në Ukrainë është e madhe.
“Shtëpitë, shkollat dhe spitalet janë shkatërruar dhe civilët kanë vuajtur tmerret e konfliktit, me jetë të humbura dhe familje të ndara”.
Kryqi i Kuq zakonisht mbetet neutral, ndaj këto janë fjalë të forta dhe pasqyrojnë shqetësimet e thella të organizatës humanitare. /Telegrafi/