Telegrafi

Fitorja ndaj Genoas e lë me pasoja Milanin, dy mungesa të mëdha ndaj Juventusit

Milan nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Theo Hernandez dhe Mike Maignan kur ata do të përballen me Juventusin me 22 tetor në “San Siro”.

Theo mori një karton të verdhë pas një ndërhyrje në lojtarin Morten Frendrup, ndërsa Mike Maignan u ndëshkua me karton të kuq direkt gjatë përballjes ndaj Genoas të dielën mbrëma.

Kjo bëri që automatikisht të aktivizohet dënimi me një ndeshje moslojë për shkak të akumulimit të kartonëve të verdhë, gjë që na bën të kuptojmë se Hernandez nuk do të luaj ndaj Juventusit.

Kjo nuk ishte mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen e 26-të, e cila ishte dje.

Mungesa e Theos është shqetësimi i radhës për Stefano Piolin, i cili nuk mund të llogaris as në shërbimet e zëvendësuesit natyral të Theos, Pierre Kalulu, i cili ende nuk është shëruar nga lëndimi.

Ruben Loftus-Cheek, Rade Krunic, Ismael Bennacer dhe Mattia Caldara do të jenë gjithashtu jashtë fushë me shumë mundësi.

Një alternative për kuqezinjtë mund të jetë Alessandro Florenzi, i cili mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes, ndërsa në portë tani pritet të aktivizohet Marco Sportiello.

Lexo po ashtu Ishte portier në minutat e fundit dhe bëri një ndërhyje spektakolare, Giroud flet për këtë moment

Deri më tash këtë sezon, Theo Hernandez është paraqitur në tetë ndeshje në të gjitha garat, teksa së fundmi ka shënuar një gol në fitoren 4-1 ndaj Torinos./Telegrafi/