Telegrafi

Fitorja e domosdoshme për Juven ndaj Benficas – formacionet zyrtare

Juventusi është nikoqir i Benficas në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër pësoi humbje në sfidën e parë të Grupit H nga Paris Saint-Germaini, prandaj luan për pikë të plota ndaj ekipit portugez.

Benfica arkëtoi pikë të plota ndaj Maccabi Haifas, prandaj do të luajë për rezultat pozitiv ndaj Bianconerëve me shpresën që të kualifikohet nga ky grup.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, i ka përgatitur planet e tij për t’i mposhtur taktikat e homologut në anën tjetër, Roger Schmidt.


Formacioni startues i Juventusit: Perin; Bremer, Bonucci, Danilo; Cuadrado, McKennie, Paredes, Miretti, Kostic; Vlahovic, Milik.

Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Bah, Otamendi, Antonio Silva, Grimaldo; Florentino, Enzo Fernandez; Neres, Rafa Silva, Joao Mario; Goncalo Ramos.


/Telegrafi/