Telegrafi

Fitore të thella të Sigal Prishtinës dhe Bashkimit

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e 20-të sezonale duke e mposhtur Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultat 82-106.

Kryeqytetasit ishin bindës që nga fillimi dhe në asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren. Në ndërkohë, trajneri u dha mundësi shumicës së lojtarëve që të luanin.

Në një ndeshje tjetër në “Sezai Surroi”, Bashkimi ishte bindës kundër Vëllaznimit duke fituar me rezultat 122-64.

Kjo përballje do t’i shërbejë skuadrës prizrenase si parapërgatitje për duelet e vështira të ‘play-offit’ kundër kampionit Sigal Prishtina. /Telegrafi/