Telegrafi

Fitore spektakolare e Milanit në udhëtim te Fiorentina – Rossonerët mbeten hije e Interit

Milani ka fituar 3-2 në udhëtim te Interi në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Zlatan Ibrahimovicit, derisa Simon Kjaer ishte në rolin e asistuesit.

Mirëpo, Viola nuk u dëshpëruar nga ky gol dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ericg Pulgar.

45 minutat e dytë kishin një ritëm edhe më të lartë, me Milanin që ia doli në fund.

Franck Ribery përmbysi shifrat në 2-1 për Fiorentinën me golin e realizuar në të 51-ën minutë.

Mirëpo, gjashtë minuta më vonë, Brahim Diaz (57’), i barazoi shifrat në 2-2.

Për të rikthyer epërsinë e Milanit u përkujdes Hakan Calhanouglu që shënoi në minutën e 73-të nga një asistim i Franck Kessie.

Kështu, mysafirët arritën të mbanin epërsinë, për të fituar tre pikë të arta në udhëtim të një kundërshtar aspak i lehtë.

Pas javës së 28-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 59 pikë, gjashtë më pak se lideri Interi me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore