Site icon Telegrafi

Fitore e thellë e Sigal Prishtinës

Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e pestë për shkak të angazhimeve të Prishtinës në FIBA Europe Cup, kampioni në fuqi i Kosovës ka shënuar fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Yllit.

Prishtina ishte dominuese e ndeshjes që nga çereku i parë e deri te i fundit, ndërsa i vetmi çerek ku Ylli e rivalizoi paksa Prishtinën ishte ai i dyti, në të cilin Prishtina shënoi dy pikë më pak se therandasit.

Pas 40 minutave lojë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, rezultati i ndeshjes ishte 126-72.

Më të dalluarit te Prishtina sonte ishin Dardan Berisha me 29 pikë, prej të cilave 20 vetëm në pjesën e parë, 5 kërcime e 7 asistime dhe Maxie Esho me 24 pikë, 12 kërcime e 6 asistime.

Te Ylli në humbjen e pësuar sonte u veçuan Taylor Bessick me 28 pikë, 13 kërcime e 5 asistime dhe Michael Harmon me 26 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Kjo fitore bënë që Prishtina të ketë shtatë fitore nga shtatë takimet e luajtura dhe e rikthen në krye këtë skuadër, derisa Ylli pas tetë ndeshjeve ka pesë fitore dhe tre humbje. /borozani/

Exit mobile version