Tre ditë pasi fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë të vitit për herë të tetë në karrierën e tij, argjentinasi Lionel Messi (36) mbeti pa çmimin si debutuesi më i mirë i vitit në Major League Soccer (MLS).
Të hënën, kapiteni i Argjentinës fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë të vitit për të tetën herë në karrierën e tij, të dhënë nga revista franceze France Football.
Megjithatë, në zgjedhjet për debutuesin më të mirë të vitit në MLS, sulmuesi i Atlanta United, Giorgos Giakoumakis, fitoi çmimin me 45.78 për qind të votave, ndërsa Messi, i cili luan për Inter Miamin, ishte i dyti me 27.28 për qind të votave.
With 17 goals, Atlanta United’s Giorgos Giakoumakis is the 2023 MLS Newcomer of the Year 🔥
(via @MLS)pic.twitter.com/bnksuTItFz
— B/R Football (@brfootball) November 2, 2023
Vendin e tretë e mori mesfushori, Eduarda Loëen me 15.44 për qind të votave.
Në përzgjedhje morën pjesë lojtarë, klube dhe gazetarë. Interesant është fakti se Messi ka marrë më shumë vota nga kolegët e tij, ndërsa greku nga klubet dhe gazetarët.
An immediate impact in the 🅰️.
Newcomer of the Year: Giorgos Giakoumakis. 🇬🇷 pic.twitter.com/AyHGq9slod
— Major League Soccer (@MLS) November 2, 2023
Përfaqësuesi greke mbërriti në Atlanta në shkurt të këtij viti nga Celtic dhe shënoi 17 gola në 27 ndeshje. /Telegrafi/