Astrit Selmani ka vazhduar me formë të shkëlqyer me fanellën e gjigantit rumun Dinamo Bukuresht.
Sulmuesi kosovar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe në sfidën e xhiros së pestë në përballje me ACSM Poli Iasi.
Dinamo mori një pikë nga kjo përballje pasi barazoi me rezultat 2-2.
Reprezentuesi kosovar realizoi golin e parë në këtë takim dhe mori notë 7,7 nga SofaScore.
Pas paraqitjes së shkëlqyer në përballje kundër Poli Iasi, Selmani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Rumani.
Pas pesë xhirove në Superligën e Rumanisë, Selmani ka realizuar tre gola dhe ka aasistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/