Sberbank e Rusisë ka njoftuar se fitimet neto kanë ra në gati 80 për qind për vitin 2022, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.
Banka publikoi një fitim neto prej 3.56 miliardë dollarë, një rënie prej 78.3 për qind krahasuar me vitin 2021.
“2022-ta ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për ekonominë ruse dhe sektorin bankar rus”, tha shefi ekzekutiv i Sberbankut, German Gref.
Ai shton se “një numër i vendeve vendosën sanksione” kundër “kompanive më të mëdha” të Rusisë, duke përfshirë Sberbank.
Në vazhdën e sanksioneve të BE-së, Sberbank njoftoi tërheqjen e saj nga tregu evropian në mars të vitit të kaluar.
Në maj, banka shtetërore u përjashtua nga sistemi financiar SwIFT për pagesat botërore.
Gref, i cili shërbeu si ministër i Zhvillimit Ekonomik gjatë dy mandateve të para të presidentit rus Vladimir Putin, këmbënguli se “modeli i biznesit i Sberbank e kaloi përsëri testin e qëndrueshmërisë”.
Kjo bankë ka mbi 100 milionë klientë në Rusi dhe në disa ish-republika sovjetike. /Telegrafi/