Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës WBC.
Boksieri britanik vazhdon si i pamposhtur në boksin profesionist me 32 fitore dhe vetëm një barazim.
Në stadiumin legjendar ‘Wembley’ në Londër të pranishëm ishin 94 mijë tifozë për ta parë nga afër këtë super duel, derisa miliona të tjerë e panë nga ekranet televizive.
Përveç fitores dhe mbrojtjes së titullit, Fury ka fituar edhe miliona euro nga ky meç që e fitoi ndaj Dillian Whyte.
Fury pas këtij triumfi ka fituar 26 milionë funte (31 milionë euro), derisa në anën tjetër Whyte fitoi 5,5 milionë funte (6,5 milionë euro).
Pas kësaj fitore, në stadiumin legjendar ‘Wembley’, Fury e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij, Whyte, teksa thuri elozhe për veten dhe foli për pensionimin.