Megjithëse lidhja e Teas me Veselin është e konfirmuar tashmë nga vetë çifti, banori tjetër i këtij edicioni të “Big Brother”, Fisniku, i cili ishte i përfshirë në një histori disa ditëshe me Tean, mohon një gjë të tillë.
Ai në një intervistë për mediat shqiptare ka thënë se Tea dhe Veseli nuk janë bashkë, transmeton Telegrafi.
Sipas Fisnikut edhe fjalët se Tea ka mohuar puthjen e tij, nuk janë të vërteta.
“Në këto raste preferoj të lexoj sytë e personit. Mund të them që ato fjalët e mohimit unë s’i kam “lexuar” në sytë e Teas”, ka thënë ai duke u shprehur i pa interesuar tani e tutje për Tean dhe se ajo mbetet një e kaluar për të si “diçka që diku ishte dikush”.
Ndryshe banori i edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, ka folur edhe për famën e fituar nga ky spektakël, të cilën do ta shfrytëzojë për t’u futur në botën e televizionit. /Telegrafi/