Tifozët e Liverpoolit kanë bërë një veprim aspak të hijshëm në hotelin ku qëndrojnë lojtarët e Barcelonës.
Tifozët e skuadrës angleze kanë shkuar në orën 4:00 t mëngjesit, duke gjuajtur fishekzjarrë para hotelit ku qëndrojnë lojtarët katalonas.
Liverpool do të përballet sot me Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjersa në CampNou kanë humbur, 3-0. Tifozët e skuadrës angleze kanë shkuar te hoteli i ‘Blaugranasëve’, duke gjuajtur fishekzjarrë dhe duke thirrur emrin e Leo Messit.
“Zgjohu Mr.Messi”, kanë thirru me zë të lartë përkrahësit e Liverpoolit, të shoqëruar nga fishekzjarrët e tyre.
Tifozët e skuadrës angleze kanë postuar videot në rrjetet sociale, gjersa për këtë veprim mund të dënohen nga UEFA. /Telegrafi/
"WAKE UP CALL FOR MR MESSI" 💥
These Liverpool fans put on quite the show outside Barcelona's team hotel…
…in the early hours of this morning 😂 🤦♂️pic.twitter.com/AC5tAupFHo
— Ladbrokes (@Ladbrokes) May 7, 2019